KFOR-i është një faktor kyç në ruajtjen e paqes dhe mbrojtjen e objekteve fetare.
Kështu kanë thënë gjatë një takimi zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Branimir Stojanoviq dhe zëvendësndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Operacione, John Manza.
Ata gjatë takimit shkëmbyen mendime mbi situatën në Kosovë, diskutuan për sigurinë, mbrojtjen e objekteve fetare, si dhe situatën aktuale politike pas zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit në Kosovë, raporton Tanjug.