Ministri i Ministrisë së Administratës Publike, Mahir Yagcilar, priti sot shefin e zyrës së UNDP-së, në Kosovë, Andrew Russell, me të cilin biseduan për vazhdimin e partneritetit dhe bashkëpunimit, njofton kumtesa ministrore.
Yagcilar vlerësoi lart bashkëpunimin e deritashëm me UNDP në drejtim të zhvillimit të ecurisë së reformave në administratën publike. Ai gjithashtu tha se synimi është arritja e standardeve të qëndrueshme të zhvillimit dhe jemi të gatshëm të vazhdojmë projektet dhe angazhimet konkrete në fusha të shumta me UNDP.
Shefi i UNDP-së Rusell, tha se deri më tani UNDP-ja ka pasur një partneritet të mrekullueshëm me MAP-in.
Ai theksoi se UNDP-ja do të vazhdojë të mbështet në mënyrë të fuqishme reformat në administratën publike nëpërmjet forcimit të bashkëpunimit me MAP-in.
Në takim, doli mendimi i përbashkët se thellimi i bashkëpunimit ndërmjet MAP-it dhe UNDP-së është në interes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të reformave në institucionet e saj