Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku, për realizimin e projektit “Asfaltimi i rrugës lokale në fshatin Sllatinë”.
Mbështetja e MAPL-së për komunat do të vazhdojë me nënshkrimin e marrëveshjeve edhe me komunat tjera të Kosovës për të mbështetur projekte kapitale me interes për qytetarët.