Maqedonci në Mynih: Kontratë trevjeçare me Mercedes-Benz për furnizim me kamionë taktikë për FSK-në

Prishtinë | 15 Shk 2026 | 11:08 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se në margjina të Konferencës së Sigurisë në Munih ka takuar Dennis Kinzelmann, Drejtorin e Përgjithshëm, dhe Daniel Zittel, Drejtorin e Shitjeve në sektorin e mbrojtjes në kompaninë Mercedes-Benz.

Maqedonci njoftoi edhe për bashkëpunimin që kanë bërë.

“Në kuadër të Forumit të Sigurisë së Mynihut, takuam z. Dennis Kinzelmann, Drejtorin e Përgjithshëm, dhe z. Daniel Zittel, Drejtorin e Shitjeve në sektorin e mbrojtjes në kompaninë Mercedes-Benz. Bashkëpunimi me kompaninë Mercedes-Benz tashmë është konkretizuar përmes një kontrate trevjeçare për furnizimin me kamionë taktikë, duke shënuar një hap të rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve tona operacionale dhe modernizimin e flotës ushtarake”, ka shkruar ai në Facebook.

Të ngjashme