Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci vizitën në ShBA e ka filluar me takimin në Atlantic Council, ku është pritur nga Jörn Fleck, drejtor senior në këtë ‘think-tank” prestigjioz dhe bashkëpunëtorët e tij, raporton Ekonomia Online.
Ai po qëndron në Shtetet e Bashkuara ku po zhvillon takime të nivelit të lartë në Departamentin e Mbrojtjes, në Departamentin e Shtetit, në Senatin e ShBA-së dhe në institucione të tjera, raporton Ekonomia Online.
“Në takim diskutuam rreth situatës globale të sigurisë, sulmeve terroriste në veri, situatën e sigurisë në vend dhe influencën dhe bashkëpunimin Rusi-Serbi në shërbim të destabilizimit të rajonit. Në takim konfirmova angazhimin tonë institucional për integrim në NATO dhe BE dhe thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit mes Kosovës dhe ShBA-ve në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë!”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.