Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka realizuar një takim lamtumirës më komandantin e kontigjentit turk të KFOR-it, Kolonel Sabri Gokhan Karamursel, me rastin e përfundimit të misionit të tij.
Përmes një postimi në Facebook, Maqedonci ka falënderuar kolonelin për angazhimin dhe kontributin në marrëdhëniet e Kosovës dhe Turqisë, sa I përket fushës së mbrojtjes.
“Me rastin e përfundimit të misionit të tij në Republikën e Kosovës, sot realizova takimin lamtumirës me Komandantin e kontigjentit turk të KFOR-it, Kolonel Sabri Gokhan Karamursel. Kolonelin e falenderova veçanërisht për angazhimin dhe kontributin e tij personal në zhvillimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet vendeve tona në fushën e mbrojtjes”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.
Po ashtu, ministri i mbrojtjes ka shtuar se edhe me pasardhësin e Gokhan Karamursel, do të kultivojnë të njëjtën frymë bashkëpunimi.