Maqedonci shkon në mbledhjen e VV-së: Pas mbledhjes do të njoftoheni

Prishtinë | 04 Nën 2025 | 11:59 | Nga Ekonomia Online

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci tashmë ka arritur në zyrat e Vetëvendosjes. Edhe ai është treguar i rezervuar për emrin e mandatarit për kryeministër, raporton Ekonomia Online.

“Pas mbledhjes besoj që do të njoftoheni”, tha ai shkurt.

BAJQINOVCI PARA SE TË NIS MBLEDHJA E VV-SË: BESOJ DO T’I SHIHNI NË VAZHDIM

Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinofci ka arritur në zyrat e partisë.

Ai është pyetur nëse ka diçka të re rreth emrit të mandatarit për kryeministër, ai ka thënë se “besoj do t’i shihni në vazhdim”, ka thënë shkurt, duke mos u përgjigjur as në atë se a ka një emër tjetër vec Albin Kurtit.

Të ngjashme