Mentaliteti, stereotipet, mungesa e financave, mungesa e mjeteve të veta dhe prona në emër të tyre, janë disa nga arsyet për çka gratë nuk mund të udhëheqin me një sipërmarrje më të madhe.
Deri në këtë përfundim ka ardhur Shoqata e grave të biznesit, e cila deri në prill të vitit 2019 do të tentojë që bisnismeneve të Strumicës dhe të disa qyteteve të tjera, t’ua ndryshojnë pozicionin e tyre themelor në sferën e sipërmarrësisë, përmes forcimit të tyre ekonomik.
“Atë që dua ta theksoj është se do të formojmë një grup brenda këtij projekti. Ai grup do të përqendrohet në zhvillimin e ndërmarrësisë për eksport. Kështu që, gratë sipërmarrëse që duan ose janë të gatshme me prodhimtarinë ose shërbimet e tyre, mund t’i drejtojmë që të punojnë në fushën e eksportit. Do të thotë, nuk do të eksportohen vetëm produktet. Gjithashtu, edhe shërbimet e tyre mund të eksportohen, prandaj ne do të punojmë për t’i promovuar ato aktivitete”, u shpreh Vallentina Disoska , kryetare e shoqatës së grave të biznesit.
Gjendja në sferën e biznesit të grave të Strumicës, tregon se “kolltukët më të lartë” janë të rezervuar për burrat. Më shpesh, gratë merren me veprimtaritë e shërbimit.
Analizat tregojnë se vetëm 30% e numrit të përgjithshëm të ndërmarrësve në Maqedoni janë gra, të cilat janë të fokusuara drejt ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Gratë në Maqedoni duhet të inkurajohen për t’i zhvilluar bizneset e tyre, përmes shfrytëzimit të programeve dhe fondeve financiare vendore apo ato evropiane.