Maqedoni, dy të vdekur në mëngjes në aksident

Shtip | 21 Gus 2017 | 11:07 | Nga

Dy vetë kanë humbur jetën sot në mëngjes në aksidentin që ndodhi në rrugën Shtip-Radovish në dalje të fshatit Llakavicë.

Zëdhënësja e policisë së Shtipit, Gordana Panajotova informoi se aksidenti ndodhi kur automjeti “Volfsvagen Sharan” sot në mëngjes rreth orës 6:40 ka rrëshqitur dhe ka dalë nga rruga. Sipas informacioneve të para, dy udhëtarë kanë humbur jetën, derisa shoferi dhe një bashkëudhëtar tjetër janë me lëndime të rënda.

Organet hetimore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe se po kryejnë ekspertizën lidhur me aksidentin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme