Autoritetet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit raportuan 708 raste të reja me Covid-19.
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 33 viktima teksa janë shëruar 11 pacientë.
Kujtojmë se që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar gjithsej 126 mijë e 938 raste pozitive, 104 mijë e 356 të shëruar dhe 3 mijë e 675 viktima.
Aktualisht janë edhe 18 mijë e 907 raste aktive me virusin korona./Alsat