Maqedoni e Veriut, vdes një person nga zjarri që e kishte kapluar një objekt në fshatin Negotinë

Prishtinë | 19 Kor 2020 | 13:44 | Nga Ekonomia Online

Një person ka ndërruar jetë sot nga zjarri që shpërtheu në një objekt pranë disa vreshtave në Negotinë.

Informacioni e konfirmoi zëdhënësi i Sektorit të Punëve të Brendshme në Veles, Veroljub Dodevski.

Ai tha se për momentin po kryhen inspektime në vendin e ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit, policia dhe një prokuror publik, njofton Alsat-M.

Prokuroria tashmë e ka konfirmuar se nga flakët e zjarrit ka një viktimë.

Të ngjashme