Udhëtarët nga jashtë, të cilët hyjnë në territorin e Maqedonisë së Veriut, pas përfundimit të periudhës kohore prej 21 ditëve apo 14 ditëve në karantinë të detyrueshme shtetërore, tashmë nuk do të jenë në vetizolim shtëpie, u vendos në seancën e sotme të 35-të qeveritare.
Nga pres shërbimi qeveritar, theksuan se në seancën e sotme të Qeverisë e ka pranuar propozimin e Shtabit Kryesor për Koordinim, mbi bazë të mendimit të Komisionit për Sëmundje Infektive, për normalizim të transportit publik urban dhe ndërurban nga dhe drejt Komunës së Kumanovës.
Njëherit, në seancën e sotme është miratuar teksti i ri i Programit për financim të aktiviteteve programore të shoqatave dhe fondacioneve për vitin 2019, me plotësim, sipas së cilës propozohet afati në të cilin shoqatat dhe fondacionet duhet deri te Sekretariati i Përgjithshëm të dorëzojnë raport për shfrytëzim të mjeteve, nga 30 qershori i vitit 2020 të vazhdohet deri në 30 nëntor të vitit 2020, ndërsa Sekretariati i Përgjithshëm të dorëzojë raport për realizim të këtij Programi deri në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me tregues financiar dhe elaborim të rezultateve të arritura, deri më 31 dhjetor të vitit 2020.