Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit, Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 53 pacient të shëruar nga Covid-19.
Sipas qyteteve: Shkup-25, Kumanovë-13, Prilep-5, Strugë-1, Manastir-4, Ohër-1 dhe Koçani-4. Tashmë në vendin tonë nga Covid-19 janë shëruar 553 persona.
Dy pacient kanë ndërruar jetë në Klinikën Infektive në Shkup, një 58 vjeçar nga Zhelina Tetovës, i cili ishte pranuar me 21 prill në Klinikë dhe një 81 vjeçar, pacient nga Kumanova, i cili ishte pranuar në Klinikë me 15 prill.
Në Spitalin “8 shtatori”, ka ndërruar jetë një pacient nga Kumanova në moshën 47 vjeçe, i cili ishte pranuar në spital me 3 prill.
Ndërsa në Spitalin e Manastirit ka ndërruar jetë një pacient i moshës 66 vjeçe me sëmundje shoqëruese si ciroza dhe sëmundje të zemrës.
Numri i viktimave nga Covid-19 në vendin tonë shkon në 65.
Në 24 orët e fundit janë kryer 289 teste, prej të cilëve 13 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Sipas qyteteve: Shkup-4, Kumanovë-5, Prilep-2 dhe Tetovë-2.
Me statistikat e fundit numri i personave të diagnostifikuar me Covid-19 në vendin tonë shkon në 1399, prej të cilëve 781 raste janë aktive./Alsat