Maqedoni, mbi 80 lokacione në errësirë si pjesë e aksionit “Ora e planetit Tokë”

Prishtinë | 24 Mar 2018 | 09:28 | Nga

Maqedonia sonte në ora 20:30 në kohën lokale me fikjen e dritave në mbi 80 lokacione do të kyçet në aksionin global “Ora e planetit Tokë”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Një orë në errësirë do të mbeten sheshi Maqedonia, porta Maqedonia, rruga Maqedonia, Ura e Gurit, Kalaja e Shkupit, Teatri Kombëtar i Maqedonsië, Muzeu i Luftës së Maqedonsië, Muzeu arkeologjik dhe shumë objekte tjera në kryeqytet.

Zhytje në errësirë si pjesë e aksionit ekologjik “Ora e planetit Tokë” kanë paralajmëruar edhe komunat e Shkupit Aerodrom, Karposh, Gjorçe Petrov, Gazi Babë dhe Qendër, si dhe Gostivari, Ohri, Strumica, Krusheva, Manastiri, Resnja dhe të tjera.

Ngjarja kryesore do të shënohet në sheshin Maqedonia ku vullnetarë të Kryqit të kuq me 500 qirinj do ta shënojnë logon e aksionit “60 +”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme