Rreth 100 ushtarë të moshës 45 vjeçare nga nesër do të barten në Ministrinë e drejtësisë, përkatësisht në Drejtorinë për zbatimin e sanksioneve në policinë e burgjeve.
Me këtë, rregullohet problemi i rreth 100 ish-ushtarë, të cilët pas mbushjes së moshës 45 ju ndalohej angazhimi profesional në ARM, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sekretari Shtetëror i Ministrisë së Mbrojtjes, Dragan Nikolliq sqaroi se nga nesër grupi i parë i 97 ushtarëve profesionistë do të angazhohen në Entet ndëshkimore-përmirësuese.
“Ushtarët tashmë nuk duhet të kujdeset për angazhimin e tyre të mëtutjeshëm. Marrin punë të dinjitetshme që do t’u mundësojë të hyra më të mëdha si dhe kushte për detyrat e reja”, tha Nikolliq.
Ai sqaroi se nuk duhet të shkojnë në kualifikim shtesë, ndërsa entet do të fitojnë kuadër profesionist.
Kreu u Drejtorisë për zbatimin e sanksionove, Joviza Stojanoviq tha se policia e burgut do të fitojë kuadër të trajnuar.
Autoritetet njoftuan se kjo praktikë do të vazhdojë edhe më tej, ndërsa ky projekt i Ministrisë së Mbrojtjes ka marrë përkrahjen edhe nga sindikatat.