Maqedonia e Veriut diskuton: më 21 ose 28 qershor zgjedhjet e parakohshme

Prishtinë | 23 Pri 2020 | 15:52 | Nga Ekonomia Online

Teksa Maqedonia e Veriut përballet me COVID-19 po mendon edhe për zgjedhjet e parakohshme që duhet t’i kishte zhvilluar në fillim të prillit.

Tashmë mediat spekulojnë për qershorin dhe saktësisht dy datat, 21 ose 28 qershori. Por partia VMRO- DPMNE ka reaguar ashpër duke u shprehur se është e turpshme që të flitet për zgjedhje kur vendi ka 56 viktima nga COVID-19 dhe 1 mijë e 300 të infektuar.

Në fakt tashmë vendi drejtohet nga një qeveri teknike me kryeministër Oliver Spasovski, teksa qeveria e kaluar ose saktësisht kryeministri i kaluar Zaev dha dorëheqjen pasi BE i refuzoi negociatat Maqedonisë së Veriut së bashku me Shqipërinë në tetor 2019.

Ironia çon që këto zgjedhje u shkaktuan nga referendumi për ndryshimin e emrit dhe marrëveshjes së Prespës që nënkuptonte ndryshimin e emrit në Maqedoni e Veriut për çeljen e negociatave.

Por negociatat nuk erdhën por u miratuan 5 muaj më pas, atëherë kur Europa ishte e mbërthyer nga COVID-19.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme