Në komunikatën përfundimtare të vendeve anëtare të NATO-s në samitin në Varshavë përsëritet ftesa që Maqedonia të bëhet anëtare e NATO-s sapo të gjendet zgjidhje për kontestin me Greqinë për emrin.
Njëherësh është bërë thirrje për reforma në sferën e gjyqësisë dhe mediave dhe plotësimin e marrëveshjes së Përzhinës.
“E përsërisim vendimin tonë nga samiti i Bukureshtit në vitin 2008, i cili është përsëritur edhe në samitet e ardhshme të NATO-s, se dërgojmë ftesë për ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë për anëtarësim në NATO sapo të gjejnë një zgjidhje të pranueshme për kontestin me emrin. Prandaj, ne nxisim fuqimisht përpjekjet e intensifikuara për të gjetur një zgjidhje për kontestin. I inkurajojmë përpjekjet e mëtejshme për të zhvilluar marrëdhënie të mira fqinje”, shkruan në konstatimin numër114 të komunikatës përfundimtare të samitit.
Më tej, në pikën 110 theksohet se NATO mbetet e angazhuar për një politikë të dyerve të hapura, dhe se do të vazhdojë zgjerimi i Aleancës. Është mirëpritur pranimin i Malit të Zi, e cila u bë anëtarja e parë e re e NATO-s që nga viti 2008, si dëshmi se NATO-ja ende është duke u përhapur, dhe vlerësohet se dyert mbeten të hapura për të gjitha demokracitë evropiane që i ndajnë vlerat e Aleancës dhe të cilët janë të afta dhe të gatshme për të marrë përsipër obligimet e anëtarësimit në NATO.
“Vendimet për anëtarësim i sjell vetëm NATO”, shkruan në këtë pjesë të konkluzioneve, me të cilin dërgohet të cilat mesazhi se Rusia apo fuqitë e tjera të huaja nuk kanë të drejtën e vetos për zgjerimin duke iu referuar mbrojtjes së interesave të saj gjeopolitike. “I inkurajojmë vendet partnere që dëshirojnë të anëtarësohen në Aleancë – Gjeorgjinë, ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë dhe Bosnjë e Hercegovinën të vazhdojnë t’i zbatojnë reformat dhe vendimet e nevojshme në përgatitje për anëtarësim. Ne do të vazhdojmë t’u ofrojmë atyre mbështetje në përpjekjet e tyre dhe presim që ata të marrin hapat e nevojshëm për avancim në aspiratat e tyre”, shkruan nëkonkluzionet.
Në pikën 114 thuhet se NATO është e shqetësuar për zhvillimet politike në Maqedoni, me të cilat vendi është larguar nga vlerat e NATO-s, dhe u bëhet thirrje udhëheqësive politikë të Maqedonisë për të përmbushur plotësisht detyrat e tyre sipas marrëveshjes së Përzhinos.
“I pranojmë hapat e parë të zbatimit të kësaj marrëveshje dhe e ripërtërijmë thirrjen tonë për të gjitha palët që të angazhohen në dialog efektiv demokratik për t’u përgatitur zgjedhje të besueshme, të përforcohet sundimi i ligjit, liria e medias dhe pavarësia e gjyqësisë. Ne do të vazhdojmë ta monitorojë nga afër progresin e Shkupit në këto fusha, të cilat janë pjesë e vlerave themelore të NATO-s “, shkruan në pjesën e konkluzioneve të dedikuara për Maqedoninë. Në fund, NATO ka shprehur mirënjohje për angazhimin e Maqedonisë për sigurinë ndërkombëtare dhe kontributin e vendit në misionet e NATO-s, pjesëmarrjen në dialogje dhe proceset erajonale të bashkëpunimit dhe angazhimin në procesin e zgjerimit të NATO-s.