Maqedonia me pesë shqiptarë kundër kombëtares në Shkodër

Prishtinë | 24 Gus 2016 | 19:11 | Nga

Ndeshja kundër Maqedonisë, 5 lojtarë shqiptarë do të luajnë kundër kombit të tyre.

Pesë lojtarë me origjinë shqiptare do të luajnë me fanellën e Maqedonisë në Shkodër kundër Shqipërisë, ndeshje kjo që do të hapë eliminatoret e Botërorit, Rusi 2018, raporton noa.al.

Trajneri i Maqedonisë Angelovski, ka grumbulluar 18 futbollistë për sfidën e 5 shtatorit ndaj Shqipërisë dhe mes tyre bien në sy Ferhan Hasani dhe Besart Ibrahimi të Shkëndijës apo Agim Ibraimi, i cili luan me Astanën në Kazakistan.

Në listë gjendet edhe mesfushori i ri Leonard Zhuta dhe ai i Ergjan Aliovskit.

Me sa duket shkëlqimi i Shkëndijës së Tetovës në Evropë dhe forma e mirë që kanë treguar këta futbollistë e kanë detyruar teknikun e Maqedonisë t’i bëjë dhe ata pjesë të skuadrës maqedonase në sfidën kundër “Kuqezinjve” të De Biasit.

Në listën e Maqedonisë është edhe veterani i kësaj skuadre Goran Pandev, i cili është pjesë e Genoas, ndërkohë që për shkak të dëmtimit do të mungojë Trajëoksi, sulmuesi 23-vjeçar që luan te Palermo.

Lista e plotë:

Kostradin Zahov – Shkëndija

Stole Dimitrievski – Gimnastic

Vanche Shikov – Neftchi

Leonard Zhuta – Rijeka Croatia

Kire Ristevski – Vasas

Stefan Ristovski – Rijeka

Daniel Mojsov – AEK Larnaca Cyprus

Milovan Petrovikj – Osijek

Ostoja Stjepanovikj – Slask

Stefan Spirovski – Vardar

Nikola Gjorgjev – Grasshoppers

Ezgjan Alioski – Lugano

Ferhan Hasani – Shkëndija

Agim Ibraimi – Astana

Goran Pandev – Genoa Italy

Ivan Trichkovski – AEK Larnaca

Ilija Nestorovski – Palermo

Besart Ibraimi – Shkëndija

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme