Maqedonia sot nënshkruan marrëveshjen me “Granitin” për 2 km e para të Autostradës Shkup – Hani i Elezit

Prishtinë | 16 Jan 2020 | 10:37 | Nga Ekonomia Online

Në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të nënshkruhet Marrëveshje për ndërtim të dy kilometrave të para të autostradës Shkup-Bllacë.

Marrëveshjen do ta nënshkruajnë drejtori i NP për Rrugë Shtetërore, Zoran Kitanov dhe drejtori i përgjithshëm i SH.A. “Granit”, Zoran Millkovski. Në këtë ngjarje, siç bëjnë të ditur nga pres-shërbimi qeveritar, do të marrin pjesë edhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, njëherë edhe në rolin e koordinatorit të Qeverisë për projektin Shkup-Bllacë, Bujar Osmani dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski. Tenderi për autostradën Shkup-Bllacë përfundoi me sukses këtë herë, pasi tre kompani “Granit”, “Beton” dhe “ISA 2000” e Bullgarisë, i paraqitën ofertat për të marrë pjesë në këtë procedurë.

Aktualisht është duke u përgatitur dokumentacioni i projektit për fazën e dytë të trasesë së gjatë 12.5km. Ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë pritet të kushtojë rreth 110 milionë euro. Ajo do të mundësojë lidhjen me autostradën “Arbën Xhaferi”, e cili lidhet me autostradën “Ibrahim Rrugova”, që bashkërisht mundësojnë lidhje rrugore të RMV-së me Shqipërinë dhe Malin e Zi. Faza e parë do të fillojë nga kufiri Bllacë – Hani i Elezit dhe do të jetë e gjatë 2 kilometra. Punimet në terren për këtë fazë do të zgjatin 18 muaj. Faza e dytë – do të fillojë nga Bllaca deri në Shkup, do të jetë e gjatë 10.5 kilometra. Kjo autostradë do t`i ketë 4 tunele në gjatësi prej 4 kilometra, 8 ura dhe objekte të tjera. Do të jetë në dy drejtime, me nga dy korsi me gjatësi prej 3 metra, dhe një korsi për ndalesë me gjerësi prej 2.5 metra. Punimet për këtë fazë do të zgjatin 36 muaj, transmeton INA.

Gjatësia e tërë autostradës do të jetë 12.5 kilometra, do të kushtojë 110 milionë euro, do të ketë 4 tunele, 8 ura, ndërkaq pritet të përfundojë për 54 muaj – 4.5 vjet. U paralajmërua edhe vendosja pikëpagesave rrugore

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme