Maradona do të sakrifikonte rrogën për tu bërë trajner i Argjentinës

Prishtinë | 04 Kor 2018 | 12:26 | Nga

Legjenda e futbollit, Maradona ka deklaruar se do kishte shumë dëshirë që të rikthehej si trajner i kombëtares së Argjentinës.

“Do kisha shumë dëshirë të isha trajner i Argjentinës. Po, falas do të isha bërë trajner i kombëtares sime edhe pa pagesë”, tha Maradona në një stacion televiziv në Venezuelë, sipas Reuters.

Argjentina është eliminuar nga Botërori pas humbjes me Francën me një rezultat 4-3 dhe si fajin më të madh po e vendosin mbi trajnerin aktual Sampaoli ku flitet se shumë shpejt ai do të shkarkohet nga detyra.

Kështu Maradona ka shanset për të provuar edhe njëherë të rikthet si trajner i kombëtares së tij.

Kujtojmë se 57-vjeçari ka udhëhequr amerikano-latinët tetë vjet më parë në botërorin e Afrikës së Jugut dhe u eliminua në çerekfinale nga Gjermania 4:0.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme