Maradona: Do të doja që Ronaldo të ishte argjentinas

Prishtinë | 20 Qer 2017 | 09:01 | Nga

Diego Armando Maradona ka thënë se do të dëshironte që ta shihte një yll si Cristiano Ronaldo që të luajë bashkë me Lionel Messin në kombëtaren e Argjentinës.

Legjenda argjentinase pati fjalë të mëdha për Ronaldon, por sërish do të dëshironte që Messi të dilte para portugezit, pavarësisht dështimit të tij që ta fitojë Kupën e Botës.

“Cristiano është një kafshë”, tha Maradona për TyC Sports.

“Do të dëshiroja që ai të ishte argjentinas”.

“Por sërish e preferoj Messin. Ai po kënaqet së luajturi futboll dhe i kalon kundërshtarët me lehtësi.

“Leo Messi nuk mund ta fitojë i vetëm Kupën e Botës”, shtoi Maradona.

“Edhe nëse nuk arrin, ne sërish do ta kujtojmë atë”.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme