Marcel Melis prezanton para anëtarëve të OEK-ut fondin e tij investiv

Prishtinë | 23 Jan 2024 | 16:30 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Marcel Melis nga “Swean Melis Fund” ka vizituar këtë të marte Odën Ekonomike te Kosovës (OEK), ku ka prezantuar para anëtarëve te Odes fondin e tij investiv, raporton Ekonomia Online.

Melis tha se ai është aktiv në biznese për rreth 25 vite, ku deri me tani ka punuar me 20 investitor nga e gjithë bota.

Melis tha se është e rëndësishme të dihen disa hapa në të bërit biznes, sipas tij, duhet që të këtë kujdes se ku investohen parat pasi mund të biesh pre e skemave te ndryshme të mashtrimit.

“Faleminderit që më keni ftuar, unë do mundohem të ju flas rreth bizneseve ku jam aktiv për 25 vite. Në vitet e fundit unë parat e mia i investoj në sektorin e biznesit, deri më tani kam punuar me 20 investitorë nga e gjithë bota”.

“Do ju thosha të keni kujdes se ku i investoni paratë, sepse lehtë mund të jeni pre e skmave të ndryshme që bëhen”, tha ai.

Melis përmendi disa vlera të shtuara që do u ndihmonin investitorëve, si komunikimi i brendshëm, transparenca dhe formulimi i konceptit.

Ai prezantoi po ashtu disa të dhëna nga fondit investiv të tij.

“Kthimi vjetor ishte 17,081, ndërsa indeksi botëror MSCi fitoi 9,00% (neto nga tarifat që nga gushti 2019).

  • Tërheqje 3.1%
  • Blerja e aseteve me zbritje për 205 + fonde dhe 1600+ kompani të interesuara nga NAV.
  • Investimi minimal 5225 mijë.
  • Shlyerjet tremujore ishin subjekt i një periudhe mbylljeje njëvjeçare.” Ishin disa specifikimet e dhëna përmes tabelave me shifra”, tha ai.

Të ngjashme