Marcelo dëshiron të largohet nga Real Madridi

Prishtinë | 23 Shk 2019 | 17:39 | Nga Ekonomia Online

Mbrojtësi brazilian Marcelo Vieira, ka thënë se dëshiron të largohet nga Real Madridi në fund të sezonit.

Kjo për shkak se Marcelo e ka humbur vendin e tij të rregullt në klubin spanjoll, prandaj edhe dëshiron të largohet, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

Destinacioni i mundshëm i 30 vjeçarit mund të jetë Juventusi, ku do të mund të luajë përkrah Cristiano Ronaldos, pasi që besohet se ky i fundit e ka ftuar Marcelon që t’i bashkohet skuadrës spanjolle.

Të ngjashme