Margot Robbie ka fituar vëmendjen e mediave në saje të rolit në filmin “The Wolf of wall street”.
Ajo ka fshehur në mënyrë të përkryer deri më tani jetën private dhe shumëkush nuk e ka ditur që është e martuar prej vitesh.
Edhe pse në fund të vitit të kaluar mediat kanë raportuar për martesën e saj të fshehtë, ajo duket se “po” ka thënë shumë më herët.
Mësohet se ceremonia ishte intime me vetëm pesëdhjetë të pranishëm, ku e gjitha u zhvilluar në Australi.
Tani aktorja ka dalë publikisht duke e pranuar se është e martuar prej tre vitesh me Tom Ackerleyn.
Pikërisht, në festivalin e filmit ndërkombëtar të Hamptonsit gjatë fundjavës së kaluar, një mik i përgëzoi me rastin e përvjetorit të parë të martesës, por ajo u përgjigj “Jo një, por që tre vjet”.
Margot dhe Tomi janë së bashku që nga viti 2013 dhe janë takuar në suitën e “Suite Française”.