Në vitet pas zbulimit të saj, aktorja australiane, me përjashtim të një filmi, ka ngurruar të dalë lakuriq në ekran, por kjo mund të ndryshojë.
Një burim i afërt me Margot Robbie ka thënë, se aktorja tash po shqyrton të jetë njëra nga gratë e Hugh Hefner në filmin e ardhshëm rreth jetës së themeluesit të Playboy.
Kjo do të përbëjë një ndryshim për Margot, e cila dikur refuzoi kërkesën e Hefner për të dalë nudo në revistën e njohur.
Duke pasur parasysh se 27-vjeçarja konsiderohet si një nga aktoret më të talentuara të Hollywoodit, joshja për një rol të veçantë në këtë film mund të ketë ndikuar në vendimin e saj.
Po sipas këtyre burimeve, aktori Jared Leto është duke punuar në film me mikun e tij Brett dhe ata po shtyjnë Margot të marrë një rol në film.
“Ajo është e përkryer për një pjesë të filmit dhe ai nuk do të heqë dorë derisa të pranojë”, kanë thënë burimet.
Jared thuhet se do të luajë rolin e Hefner në film.
Në shkurt të vitit 2014, Margot refuzoi kërkesën e drejtpërdrejtë të Hefner që të shfaqet lakuriq në Playboy.
Margot shkaktoi “trazira” duke xhiruar një skenë të nxehtë nudo në “The Wolf of Wall Street”.