Në minutën e fundit, sopranoja kosovare, u ftua ta interpretojë rolin kryesor të operës së njohur “Lucia di Lammermoor” në teatrin e qytetit italian Piza, që e riktheu këtë vepër në repertor pas tetëmbëdhjetë vjetësh mungesë.
Me rolin kryesor të operës së famshme të Gaetano Donnizzetit, Marigona Qerkezi debutoi në skenën e “Teatro Verdi” të premten mbrëma. E shfaqjen e dytë në këtë teatër, e pati të dielën.
“Lucia di Lammermoor” në produksionin e teatrit të njohur italian, u dirigjua nga Michael Güttler, derisa regjisor i operës është Stefano Vizioli, të dy këta emra të njohur të skenës operistike botërore.
“Teatro Verdi” është hapësira kryesore teatrore në qytetin Piza.