Jemi mësuar ta shohim Marina Vjollcën zakonisht si një bionde atraktive, ndërkohë që prezantuesja e njohur ka bërë një ndryshim në dukjen e saj.
Ajo është prezantuar si një zeshkane në publikimet e fundit në rrjetet sociale duke marrë pëlqime të shumta dhe komente nga më të ndryshmet.
“Më vjen mirë që takohemi”, është përshkrimi që ka zgjedhur moderatorja e popullarizuar në publikimin e saj në Instagram.
Bashkëshorti i saj, Getoar Selimi, ka ardhur me një koment komik në këtë postim: “Sa i ngjan gruas time”.
Nuk ka munguar edhe komenti i motës së saj, Luanës: “Kush je ti dhe çfarë i ke bërë Marinës së ëmbël e të mirë?”.