Puntata e parë e emisionit “C’est la vie”, ishte pa dyshim një sukses. Në drejtimin e Marina Vjollcës, ky program me siguri do të mbajë të mbërthyer përpara ekranit shikues çdo të diel.
Programi filloi me shumë energji, dhe muzikë, çfarë është kryefjala e këtij emisioni. Zëra të mrekullueshëm performuan në skenën e “C’est la vie”.
Të ftuar special në puntatën e parë ishin grupi Threedots. Po në javën e dytë çfarë suprize na pret? Grupi Babastars do të pushtojnë skenën e “C’est la vie”, të dielën e ardhshme.
Regjistrimet për programin e së dielës kanë filluar, sakaq kjo do të jetë hera e parë që do të shohim Marinën dhe Getin në skënë, si një çift të martuar…