Mario Balotelli mund të rikthehet në Serie A dhe pas Romës dhe Napolit, tani është Parma, skuadra e promovuar në këtë sezon, që e dëshiron sulmuesin italian.
Mario do të jetë lojtar i lirë në verë pasi t’i skadojë kontrata me Nice, pas dy viteve në Francë, transmeton Gazeta Express.
Mediat italiane raportojnë se disa skuadra italiane janë të interesuara për të, mbi të gjitha Roma dhe Napoli i Carlo Ancelottit.
Por, sipas Corriere della Sera, tani është Parma ajo që ka treguar interesim serioz për të.
Paga e Super Marios është 4 milionë euro në sezon, por sponsorët mund të ndihmojnë në arritjen e një marrëveshjeje bashke me kinezët të cilët e kanë në pronësi 60% të klubit.
Parma është kthyer në Serie A vetëm tri vite pas falimentimit dhe rënies në Serie D duke u promovuar në tri sezone radhazi.