Klubi i Prodhuesve të Kosovës u taku me Ministrin Bislimi

Prishtinë | 20 Mar 2020 | 12:54 | Nga Ekonomia Online

Klubi i Prodhuesve të Kosovës sot u taku me Ministrin e Financave dhe Transfereve, z.Besnik Bislimi, me të cilin biseduan rreth gjendjes së krijuar nga virusi COVID-19. Gjatë takimit u diskutuan efektet dhe pasojat që kjo situatë mund të shkaktoj në ekonominë e vendit tonë, por edhe për gjetjen e zgjidhjes dhe tejkalimit të kësaj krize.  

Klubi i Prodhuesve u zotua që sektori i prodhimit do të vazhdoj punën duke respektuar vendimet dhe rregullat nga situata e krijuar, por kërkoi më shumë mbështetje për prodhimin si dhe sigurimin dhe mbrojtjen e së ardhmes së këtij sektorit në Kosovë edhe ashtu shumë të brishtë edhe para kësaj krize. Ata treguan që e kuptojnë që një prej sfidave më të rëndësishme me të cilat po përballet aktualisht Qeveria e Kosovës është mbajtja nën kontroll e gjendjes pa panik dhe izolimi sa më i shpejtë i virusit COVID-19. Por, gjithashtu treguan që kjo gjendje është duke shkaktuar shqetësime serioze për prodhuesit vendas dhe efektet që do të ketë kjo krizë në ekonominë e vendit tonë, prandaj është mese e domosdoshme mbështetja e Qeverisë për prodhuesit në këto momente.    

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme