Anëtari i Borussia Dortmundit, Mario Gotze është shumë afër të arrij marrëveshje me Atletico Madridin.
Lojtari 28-vjeçar do të largohet nga Signla Iduna Park si lojtar i lirë, shkaku që kontrata e tij skadon me të përfunduar ky edicion.
Skuadra gjermane nuk ka shprehur dëshirë që t’i vazhdojë kontratën mesfushorit, andaj janë të gatshëm ta lënë atë largohet.
Sipas asaj që raporton Sport Bild, Los Rojiblancos duan të mbyllin sa më parë transferimin e tij.
Diego Simeone e pëlqen shumë lojën e lojtarit dhe dëshiron të transferojë atë në këtë afat kalimtar veror.
Gotze aktualisht fiton dhjetë milionë euro në sezon te Dortmundi, mirëpo që thuhet se ka pranuar që të fitojë tetë milionë më pak te Atletico.