Kreu i Facebook, Mark Zuckerberg ka lëshuar një paralajmërim ndaj përdoruesve që bëjnë foto ‘screenshot’ të bisedave të tyre në Messenger.
Kreu i Facebook edhe kompanisë simotër Meta, tha në një postim se së shpejti një update në rrjetin Messenger do të njoftojë përdoruesit se një imazh i bisedave të tyre është marrë nga një tjeter përdorues.
“Një përditësim i rrjetit Messenger do të dërgojë njoftimin nëse dikush ka marrë foto të një mesazhi që zhduket,” shkruante Zuckerberg të shoqëruar me një ‘screenshot’ të një bisede me gruan e tij.
Njoftimi vjen pasi platforma Messenger ka shtuar opsionin që bën të zhduken mesazhet e tyre pas njëfarë kohe.
Opsioni është nisur në SHBA dhe do të vijë për përdoruesit e Facebook në Evropë së shpejti, shkruan rrjeti USA Today.
Disa platforma të tjera mesazhesh kanë sjellë opsionin e zhdukjes së mesazheve dhe të njoftimit kur një bisedë është fotografuar me ‘screen-shot’.
Raportimet thonë se lëvizja e Facebook vjen në reagim të shqetësimeve të sigurisë dhe të drejtave të privatësisë në rrjet .
Por të tjerë përdorues kishin rekomandimet e tyre: “Kur do të shtohet butoni ‘nuk e pëlqej?’”, shkruante dikush në postimin e Zuckerberg.
Dikush tjetër i pakënaqur shtonte: “Ndoshta mund të mësoni gjithashtu si të ushqeni të uriturit, të strehoni të pastrehët apo diçka tjetër”.