Mark Zuckerberg, chief executive officer and founder of Facebook Inc., speaks during an event at the company’s headquarters in Menlo Park, California, U.S., on Thursday, March 7, 2013. Zuckerberg discussed the social-network site’s upgraded News Feed which includes bigger photos, information sorted into topics and a more consistent design across devices. Photographer: David Paul Morris/Bloomberg via Getty Images
Shefi ekzekutiv i Facebook Mark Zuckerberg ka shitur afro 500 milion dollarë aksione në Shkurt për të financuar investimet e tij filantropike në Chan Zuckerberg.
Kjo lëvizje nuk është surprizë sepse Zuckerberg kishte planifikuar prej kohësh të shiste aksionet e tij për të mbështetur organizatën e themeluar në Dhjetor të 2015-ës.
Ai ka shitur 2.7 milion aksione me vlerë 482.2 milion dollarë raportoi agjencia e lajmeve Reuters.
Në Shtator ia tha se do të shiste diku mes 35-75 milion aksione në 18 muajt e ardhshëm. Një përllogaritje e thjeshtë do të thotë se ekzekutiv i rrjetit social do të shesë plot 13 miliardë dollarë.
Miliarderi i Luginës së Silikonit ka premtuar të dhurojë 99% të aksioneve të tij në Facebook në Chan Zuckerberg të cilat vlenin 45 miliardë dollarë kur u themelua organizata.
Fondacioni i Zuckerberg është i ngjashëm me atë të themeluesit të Microsoft Bill Gates dhe bashkëshortes së tij Melinda Gates.
Një nismë të ngjashme ka ndërmarrë edhe miliarderi Warren Buffet me Fondacionin Buffet, raporton CIO Albanian.