Marko Gjuriq reagon ndaj vendimit për rastin “Kleçka”

Prishtinë | 25 Maj 2017 | 10:24 | Nga

E ashtuquajtura Zyra serbe për Kosovën që udhëhiqet nga Marko Gjuriq ka dënuar vendimin e Gjykatës Supreme të Kosovës për të refuzuar kërkesën e prokurorit për mbrojtjen e ligjshmërisë në rastin “Kleçka” ku edhe u konfirmua vendimi i mëhershëm për lirimin e Fatmir Limajt dhe të akuzuarve të tjerë në këtë rast.

“Në një shoqëri, ku gjykata bëhet pjesëtues i padrejtësitë është e paraprijë të dështojë, dhe kjo është arsyeja që një vendim i tillë ka pastruar biografinë e Fatmir Limajt dhe të bashkë-akuzuarve të tjerë”, thuhet në deklaratën e kësaj zyre.

” Kjo mund të jetë fitore e disave, por humbje e të gjithë qytetarëve të Kosovës që duan të jetojnë në një shoqëri të bazuar në humanitet dhe vlera demokratike”, thuhet më tej deklaratën e zyrës së Gjuriqit.

Pas gjashtë vitesh, Fatmir Limaj, dhe nëntë ish-pjesëtarë të UÇK-së, që akuzoheshin për krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës së vitit 1999 u shpallën të pafajshëm nga Gjykata Supreme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme