Drejtori i të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriq ka komentuar procesin zgjedhor që po mbahet sot në komunat veriore të Kosovës.
Gjuriq u ka bërë thirrje qytetarëve serb të Kosovës që të dalin në zgjedhje sa më shumë që të jetë e mundur.
“Dua t’u bëj thirrje bashkatdhetarëve tanë në Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe në Mitrovicën Veriore, të gjithë ata që kujdesen për mbijetesën e serbëve në ato zona, për t’u përgjigjur masivisht sot dhe për të bërë një zhurmë me zërin e tyre në përpjekjet e Prishtinës që përmes procesit zgjedhor mori veriun e provincës sonë autonome”, ka thënë ai për TVpink.