Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, ka deklaruar se gjatë vizitës së tij në Kosovë ka punuar rreth çështjeve që kanë quar deri te deklarata e përbashkët mes Presidentit të Malit të Zi, Filip Vujanoviq dhe atij të Kosovës, Hashim Thaçi, që në Kosovë të krijohet hapësira për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin mes Malit të Zi dhe Kosovës.
“Vizita ime në Kosovë ka pasur për qëllim që të vijmë deri te ky moment që do të duhej të mundësonte ratifikimin e Demarkacionin në Kuvendin e Kosovës, kurse në fazën tjetër të ndodh edhe implementimi. Ditëve të fundit në një frymë mirëkuptimi kemi biseduar me autoritetet në Kosovë, duke shprehur përgjegjësinë dhe mirëkuptimin. Sa i përket kësaj çështje, Mali i Zi ka shprehur gatishmërinë që t’ju ndihmojmë autoriteteve kosovare të krijojnë një ambient të shëndoshë politik për marrëveshjen. Kjo qasje nuk do të thotë se gjërat do të shkojnë prapa, por që do te ecim përpara. Mali i Zi ka ratifikuar marrëveshjen për Demarkacionin, ajo mbetet në fuqi por me këtë deklaratë jemi duke shprehur ua gatishmërinë autoriteteve të Kosovës, që në kuadër të autorizimit me rastin e konfirmimit të kufirit në terren, do të punojmë së bashku në aspektin gjeografik, ekonomik për të dyja anët”, ka thënë Markovic në mbledhjen e veçantë të Qeverisë, transmeton Telegrafi.
Më ketë Markoviq ka shtuar se Mali i Zi ka treguar përgjegjësi e afërsi në zgjidhjen e problemeve, e jo në hapjen e tyre duke i mbajtur në tavolinë, duke shtuar se në këtë mënyrë konfirmojmë atë që e kemi treguar deri tash me parime që promovojnë vlerat e Bashkimit Evropian dhe të Komisionit Evropian.