Marrëdhënia e Harry dhe Meghan me familjen mbretërore mbetet e tensionuar pas dokumentarit

Prishtinë | 21 Nën 2019 | 09:27 | Nga Ekonomia Online

Dokumentari qëi u filmua gjatë turneut të tyre mbretëror në Afrikë nuk bëri thuajse asgjë për të shuar thashethemet e tensionit brenda familjes mbretërore, njofton Klan Kosova.

Në fakt, kur Harry pranoi se ai dhe Princi William janë “me siguri në rrugë të ndryshme për momentin” – u bë e qartë se uniteti i “Fab Four” (Harry, Meghan, William dhe Kate Middleton) ishte gjithmonë më përrallë se sa realitet, shkruan People.

Ata që janë afër çiftit thonë se Meghan dhe Harry luftojnë me ndjenjat e vazhdueshme të izolimit nga pjesa tjetër e familjes.

Pasi zbuluan sinqerisht ndjenjat e tyre në dokumentarin, në të cilin Meghan tregoi vuajtjen e saj si një nënë e re në qendër të vëmendjes dhe Harry pranoi dëshpërimin për të mbrojtur familjen e tij nga një kontroll i vazhdueshëm i tabloidëve, një burim thotë se marrëdhënia midis çiftit dhe pjesës tjetër të familjes mbretërore nuk është përmirësuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme