Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar gjatë ditë së sotme me delegacionin e Unionit Amator të Atletikës nga ShBA, i prirë nga presidenti i saj Roger Goudy.
Haradinaj tha se ata bashkëbiseduan për masivizimin e sportit dhe programet që rrisin gjithëpërfshirjen, me impakt të madh në krijimin e urave të komunikimit ndërmjet sportistëve.
“Mirënjohës organizatës AAU, e cila ka sjellë një sasi të madhe me pajisje sportive për shkollat, federatat sportive dhe komunat në vendin tonë”.
“Me shtetin amerikan të Iowa-s na lidhin shumë vlera të përbashkëta dhe bashkëpunimi në fushën e sportit, përmes organizatës multi-disciplinare, AAU , është e një dobie të veçantë”.
“Marrëdhëniet e posaçme me shtetin e Iowa-s fuqizojnë miqësinë e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkruan Haradinaj në rrjetin social Facebook.