Marrëveshja bazë Kosovë-Serbi nuk gjen zbatim!

Prishtinë | 12 Pri 2024 | 08:47 | Nga Ekonomia Online

Zgjedhjet brenda Bashkimit Evropian pritet të mbahet nga 6 deri më 9 qershor dhe kjo ka ulur shpresat për rezultate konkrete në zbatimin e plotë të marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serisë. BE-ja ka akuzuar Kosovën ashtu edhe Serbinë për mos gatishmëri në zbatimin e të gjitha pikave të marrëveshjes. Por, partia në pushtet Vetëvendosje konsideron se fajtor për dështimin e marrëveshjes bazë është BE-ja e cila e ka toleruar Serbisë në shkeljen e marrëveshjes. Ndërkohë, opozita kritikon Qeverinë se nuk kishte agjendë të qartë për bisedimet në Bruksel. Analistët vlerësojnë se emërimi si ndërmjetësuesi i dialogut Miroslav Lajçak ishte humbje kohe.

Ndonëse Bashkimi Evropian ka vlerësuar se marrëveshja bazë për normalizim e marrëdhënieve Kosovë-Serbi ka ngecur së zbatuari dhe se fajin për këtë e kanë të dyja palët, BE-ja nuk ka planifikuar një takim të nivelit të lartë Kurti-Vuçiq. Por, mungesën e një rezultati konkret në zbatimin e plotë të marrëveshjes, partia në pushtet Vetëvendosje e konsideron dështim nga ana e ndërmjetësuesit të dialogut.

Deputeti, Armend Mujaj, tha se Serbia ndër vite ka kryer agresion politik dhe ushtarak ndaj Kosovës dhe BE-ja nuk ka pasur reagim ndëshkues ndaj saj.

“Qasja e BE-së që nga viti 2013 është shumë e pa balancuar. Menjëherë pas marrëveshjes në Bruksel dhe Ohër Serbia ka shkelur marrëveshjen duke kundërshtuar Kosovën në Këshillin e Evropës. Përveç agresionit politik Serbia ka pasur edhe agresion ushtarak mbi Kosovës dhe BE-ja nuk e ka ndëshkuar”, tha Muja për rtv21.

Për partitë opozitare në Kosovë nuk është shqetësuese dështimi i BE-së që nuk arriti të imponojë zgjidhje për zbatimin e marrëveshjes finale. Deputeti i partisë më të madhe opozitare PDK-së, Ferat Shala, vlerësoi se shqetësuese mbetet dështimi i Qeverisë në proces të dialogut dhe siç tha, nga ky proces Kosova përfitojë vetëm ndëshkime.

“Ajo që është më e dhimbshmja për Kosovën se Qeveria ka hyrë në proces të dialogut pa agjendë. Ka hyrë në dialog për ta mbuluar dështimin e saj në çështjen ekonomike e sociale. Dialogu po shkon drejtë përfundimit dhe Kosova ka arritur të jetë e izoluar dhe nën sanksione. Po ashtu ka lejuar të diskutohet për cështje të brendshme sic është dinari”, tha Shala.

Politologu, Fidan Ukaj, vlerësoi se emërimi i Miroslav Lajçakut si ndërmjetësues i dialogut Kosoëv – Serbi ka qenë një humbje nga BE-ja për arritjen e një marrëveshje normalizimi midis Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij, problem tjetër është edhe amnistimi që i ka bërë BE-ja Serbisë në disa raste.

“Për këto 4 vjet të përpjekjeve të BE-së për normalizim të raporteve Kosovë Serbi kanë qenë përjudh e humbur e kohës sepse në krye të këtij procesi ka qenë një person që nuk e ka pasur besimin e Kosovës. Ky ka qenë vendim jo i duhur i BE-së”, tha Ukaj për rtv21.

Qeveria e Kosovës ka akuzuar BE-në se edhe pse Serbia po i shkel marrëveshjet e Brukselit, asaj po i hapen rrugët për anëtarësim në këtë union. Deputeti Armend Muja, e sheh të vështirë vazhdimin e dialogut.

“Ka asimetri mes palëve, kemi dekmokraci përballë një autokracie, ki një vend të sfiduar ndërkombëtarisht dhe kemi një vend që po progresin në procesin e integrimeve”, tha Muja.

Kosova dhe Serbia kanë akuzuar njëra – tjetrën për shkelje të marrëveshjes. Kosovës i kërkohet themelimi i Asociacionit, ndërsa Serbisw qw të mos e pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Ndërkohë, Bashkimi Evropian ka planifikuar që për javën e ardhshme të zhvillohet takimi i radhës midis kryenegociatorëve për dinarin.

Të ngjashme