Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar sot se ia kanë dorëzuar Qeverisë së Kosovës të drejtuar nga Albin Kurti, raportin e Departamentit Amerikan për Energji rreth menaxhimit të Liqenit të Ujmanit. I njëjti raport i është dërguar edhe Qeverisë së Serbisë.
“Sot Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë dhe ajo në Beograd ua kanë dorëzuar Qeverive respektive planin e Departamentit Amerikan për Energji dhe Pacific Northwest National Laboratory për menaxhimin e ujit në Liqenin e Ujmanit/Gazivodës, duke përmbushur një nga zotimet e Marrëveshjes së Washingtonin e nënshkruar më 4 shtator”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.
Albin Kurti më herët kishte deklaruar se Marrëveshja e Washingtonit nuk do të dërgohet fare në Kuvend kur Vetëvendosje të rikthehet në pushtet. Derisa para pak ditësh, zëdhënësi Perparim Kryeziu ka deklaruar për Ekonomia Online se kjo marrëveshje s’ka vlerë juridike.
LEXO EDHE: