Gjatë ditës së sotme Këngëtari Gjesti është paraqitur në gjykatë, në një zhvillim që lidhet me mosmarrëveshjet e tij me pronarin e kompanisë “Onima”, Erkand Shabani, raporton Ekonomia Online.
Mes palëve ka pasur përplasje lidhur me bashkëpunimin e tyre të mëparshëm, ndërsa çështja tashmë ka kaluar në rrugë gjyqësore.
Në seancë mbrotja e Gjestit ka kërkuar marrëveshje për pranimin e fajsisë mirëpo kjo është kundërshtuar nga pala e dëmtuar.
“Kam qenë në ankth, e pranojë fajin. Një njeri prej qefit ato nuk i bënë”, ka deklaruar Gjesit para Gjykatës.
Avokati i të dëmtuarit, Besnik Berisha e ka kundërshtuar dënimin e shqiptuar tashmë.
“Është koha që gjykata të rreshtohet me ligjin dhe për ligjin për të përcuar mesazh jo vetëm për të liruarit tashmë, por edhe për këdo që ka menduar dhe mendon të dijë ose që ka krijuar gjendje të ngjashme dhe akoma nuk ka gjetur kurrë për marrëveshjen me prokurorinë”, tha Berisha.
