Ekonomia Online
FUNDIT

Marrëveshja shumë afër, Cavani drejt transferimit te Atletico

Marrëveshja shumë afër, Cavani drejt transferimit te Atletico

Edinson Cavani do të largohet nga Paris Saint Germain në fund të sezonit si futbollist i lirë. Sulmuesi uruguaian është pjesë e kampionëve të ri të Francës që shtatë vite dhe tani do të largohet nga Par de Princes. Kontrata e Cavanit me Paris Saint Germain skadon më 30 qershor të këtij viti dhe sulmuesi […]

Edinson Cavani do të largohet nga Paris Saint Germain në fund të sezonit si futbollist i lirë.

Sulmuesi uruguaian është pjesë e kampionëve të ri të Francës që shtatë vite dhe tani do të largohet nga Par de Princes.

Kontrata e Cavanit me Paris Saint Germain skadon më 30 qershor të këtij viti dhe sulmuesi është i lirë të largohet me parametra zero.

E ardhmja e uruguaianit si duket do të jetë në elitën e futbollit spanjoll La Liga.

Diego Simeone prej kohësh e kërkon lojtarin pasi Cavani i përshtatet mjaftë shumë skemave të argjentinasit te Atletico.

Marca ka raportuar se marrëveshja mes palëve duket shumë afër, pasi Atletico i ka bërë një ofertë shumë të mirë Cavanit.

Los Colchoneros i kanë ofruar kontratë dy vjeçare sulmuesit uruguaian me pagë vjetore prej gjashtë milionë eurove në sezon.

Kjo ofertë e ka tunduar 33-vjeçarin i cili është i destinuar t’i bashkohet madrilenëve.

Të ngjashme