Kabineti i ri qeveritar në mbledhjen e parë pas zgjedhjes, ka miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit për Programin e Parë për “Financimin e Politikave Zhvillimore për Efektivitetin Fiskal, Konkurrushmërinë dhe Rritjen e Gjelbër” mes Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim (pjesë e Bankës Botërore), raporton Ekonomia Online.
Kjo marrëveshje prek vlerën e 90.3 milionë eurove, ndërsa sic tregoi ministri i Financave, Hekuran Murati, periudha e kthimit është 12 vjet.
“Periudha e kthimit është 12 vjet, norma e interesin zero për qind. Konsideruar rëndësinë e marrëveshjes dhe kushtet e mira financiare ju ftoj ta miratojmë për ta proceduar në Kuvend për ratifikim”, ka thënë ai.
Po ashtu Qeveria ka miratuar edhe marrëveshjen e Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin KOMPAS – Qasja Gjithëpërfshirëse e Kosovës për Forcimin e Sistemit të Shëndetësisë (MF). Vlera e kësaj kredie kap shumë e 18.6 milionë euro e cila ka kohëzgjatje prej 30 vitesh.
