Lufta mes Jose Mourinhos dhe Anthony Martial ka hapur një kapitull të ri. Futbollisti francez reagoi menjëherë ndaj kritikave të trajnerit të Manchester United, i cili pas ndeshjes me Liverpoolin tha se Martial duhej të ishte bashkuar me pjesën tjetër të skuadrës.
Martial iu drejtua rrjeteve sociale për t’iu kundërpërgjigjur trajnerit të tij, që ndër të tjera kishte marrë edhe një masë me gjobë ndaj futbollistit.
“Ju falënderoj të gjithëve për mesazhet tuaja. Vogëlushi im Swan është mirë, por për nënën e tij gjërat ishin pak më të vështira. Më vjen keq, por familja ime vjen përpara gjithçkaje”, shkruante Martial në rrjetet sociale.
Vetëm përpara një jave, Martial bëri të ditur ardhjen në jetë të djalit të tij nëpërmjet një postimi në Instagram, ku lexohej: Faleminderit Zot që më dhurove fëmijën tim të dytë, të mrekullueshëm, me shëndet të plotë. Faleminderit dashuria ime.