Anthony Martial ka vendosur të largohet nga Manchester United, ka bërë të ditur menaxheri i tij, Philippe Lamboley.
Anthony Martial dëshiron të largohet nga Manchester United.
Menaxheri i tij, Philippe Lamboley ka bërë të ditur se sulmuesi francez dëshiron të gjejë një ekip të ri, gjatë këtij afati kalimtar të verës.
“Kemi marrë një vendim të menduar mirë dhe e kemi njoftuar edhe klubin se dëshirojmë të largohemi edhe pse futbollisti ka dhënë maksimumin nga vetja dhe ka qenë i vlerësuar nga tifozët”, deklaroi Lamboley për “RMC Sport”, përcjell ‘lajmi.net’.
“Sigurisht, fjala e fundit i takon Manchesterit dhe do ta respektojmë vendimin e tyre, por futbollisti dëshiron të largohet”, u shpreh ai.