Sulmuesi francez Anthony Martial është i gatshëm të firmos kontratë të re me Manchester Unitedin, pasi aktualja i skadon në fund të këtij edicioni.
Mediumet angleze kanë raportuar të martën se Martial tashmë është pranë arritjes së marrëveshjes për kontratën e re deri në vitin 2023, transmeton koha.net.
Me kontratën e re, Martial pritet të ketë një pagë javore prej 200 mijë eurosh. 22-vjeçari, është pjesë e Manchesterit prej vitit 2015 kur u transferua nga Monaco dhe këtë edicion për ekipin anglez ka shënuar katër gola në të gjitha garat.