Anthony Martial ka refuzuar ofertën më të fundit që i ka ardhur nga Manchester United, raporton Sky Sports.
Trajneri Jose Mourinho dëshironte ta shiste francezin këtë verë, por kryesia e Djajve të Kuq po provojnë që prej atëherë që t’ia ofrojnë një marrëveshje të re.
Në anën tjetër, ish-lojtari i Monakos, kontrata e të cilit skadon më 2019, ka një opsion njëvjeçar mirëpo e ka refuzuar këtë ofertë ndonëse diskutimet janë duke vazhduar.