Martin Garrix dhe Bebe Rexha tejkalojnë shifrën prej një miliard dëgjime në Spotify

Prishtinë | 07 Jan 2021 | 16:49 | Nga Ekonomia Online

Që nga sot, të dy Martin Garrix dhe Bebe Rexha mund ta quajnë veten zyrtarisht pjesë e klubit të “një milionë dëgjimeve” në Spotify, pasi kënga e tyre “In the name of Love” tejkaloi miliardat e dëgjimit në këtë platformë.

Garrix është artisti i parë holandez që e ka arritur këtë sukses me një këngë. Ky moment magjik shënon edhe këngën e parë të artistes Rexha në miliarda dëgjime.

Lista e këngëve me mbi një miliard dëgjime në Spotify nuk është shumë e gjatë. Për momentin përfshin pak më shumë se 100 këngë ku “In the name of love” do të shtohet pas ditës së sotme.

Artistët që tashmë ishin pjesë e listës janë: Ed Sheeran, Drake, Billie Eilish, Justin Bieber dhe Ariana Grande ndër të tjerët.
Wilbert Mutsaers, shefi i muzikës së ‘Spotify Benelux’ u shpreh: “Është vërtet e mahnitshme që Martin Garrix ka tejkaluar një miliard dëgjime në Spotify me një këngë si artisti i parë holandez që e arrin këtë sukses ndonjëherë.

“In the name of love” në bashkëpunim me Bebe Rexhën rezulton të jetë një këngë klasike e të gjitha kohërave! “In the name of love” u publikua zyrtarisht më 29 korrik 2016, pasi Garrix përfundoi setin e tij të parë të performancës në “Tomorrowland”.

Duke u bashkuar me këngëtaren dhe kantautoren shqiptaro-amerikane Bebe Rexha, kënga menjëherë arriti në krye të top listave.

Performanca live e “In the name of love” në ‘Tonight Show Starring Jimmy Fallon’ gjithashtu shënoi performancën e parë nga një artist holandez në këtë shfaqje.

Garrix sapo kishte mbushur 20 vjeç në atë kohë. Ndërkohë, Garrix nuk është ndalur që prej asaj kohe, duke publikuar një sërë këngësh të suksesshme si: “Scared To Be Lonely” me Dua Lipën, “Summer Days” me Macklemore dhe Patrick Stump dhe “Ocean” me Khalid.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme