Sulmuesi argjentinas, i cili u kthye te goli në udhëtim te Verona pas një muaji “agjërim”, nuk e ka më në mendjen te transferimi në LaLiga, që ishte përparësia e tij pranverën e kaluar, ai është i lumtur tek Interi.
“Ai te Barça? Lautaro është mirë tek Interi. Ai po rritet dhe po mëson, sepse është një djalë me potencial të madh, do të thosha pa kufij. Ai mund të bëhet lojtar elitar. U mësua me futbollin evropian shumë shpejt, sepse luajti sapo mbërriti në Milano dhe fitoi simpatinë e njerëzve”.
Menaxheri i argjentinasit, duke folur për të ardhen e klientit të tij, shtoi:
“Ende ka kontratë trevjeçare dhe kushdo që e dëshiron atë duhet të flasë me zikaltrit”.
“Në Milano ai është i qetë dhe i lumtur, por luan dhe po rritet”.
“Si ndihem që jam përfaqësuesi i tij? Kjo të bën të mësosh dhe të rritesh. Është përmirësuar shumë që kur ka luajtur në ekipet e të rinjve. Duke punuar për të përfundova duke biseduar me presidentët ose drejtorët sportivë të ekipeve më të mëdha në botë, diçka që as nuk mund ta imagjinoja. Me Lautaron kam një marrëdhënie të ngjashme me atë të një babai me djalin dhe më intereson shumë kjo. Ne kemi qenë gjithmonë afër njëri-tjetrit edhe në momentet më të këqija”.