Martinez në Milano për ta kompletuar transferin

Prishtinë | 25 Maj 2018 | 14:24 | Nga

Inter është afër që ta kompletojë transferimin e Lautaro Martinez, pasi që sulmuesi ka arritur në Milano për t’i kryer testet mjekësore.

20 vjeçari nga Argjentina është lidhur me disa top kluve evropiane, pas performancave të tij për Racing Club.

Sipas agjentit të tij, për të kishte bërë ofertë edhe Real Madridi, ndërsa Atletico Madrid kishte qenë duke e përcjellë, por ai dëshironte që ta vazhdonte zhvillimin e tij në itali.

Në mars, ai e kishte pranuar se ishte pothuajse gjithçka gati që t’iu bashkohet Zikaltërve, duke e konfirmuar se po merren në përfundim vetëm të detajeve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme